Site icon Telegrafi

Dialogu të jetë më gjithëpërfshirës, politikanët më transparentë

 

Jeta Krasniqi, ish-këshilltare e presidentes Atifete Jahjaga dhe tashmë hulumtuese në KDI ka folur për dialogun e zhvilluar mes Kosovës dhe Serbisë në Bruksel.

“Takimi i sotëm në Bruksel ka qenë i pritshëm, ka qenë e ditur se Brukseli do t’i ftoj në takim të dyja palët edhe pas zhvillimeve të fundit që kanë ndodh, siç kanë qenë muri, arrestimi i Haradinajt dhe pastaj treni”.

Këto komente Krasniqi i ka bërë në Ballë për Ballë të emisionit Ora e Fundit në Klan Kosova.

Krasniqi ka thënë se rreth këtij takimi liderit e vendit do të duhej ta informonin Kuvendin në detaje.

“Vlerësoj se ata duhet të vijnë dhe të flasin në Kuvend dhe të tregojnë se si duhet të vazhdojë dialogu”.

“Unë pres transparencë më të madhe nga lidershipi i Kosovës”.

Hulumtuesja e KDI-së, ka thënë se e ardhmja e dialogut do të duhej të ishte më gjithëpërfshirëse.

“Dialogu duhet të zhvillohet nga një koalicioni gjithëpërfshirës, duhet të ketë një konsensus të gjithëmbarshëm për këtë çështje nacionale”.

“Dialog do të ecë përpara pasi nuk ka ndonjë alternativë tjetër”.

Exit mobile version