Site icon Telegrafi

Dialogu me Serbinë nuk mund të afatizohet (Video)

Pesë vjet bisedime, shumë marrëveshje të arritura, pak të zbatuara në tërësi, dhe ende nuk i shihet fundi dialogut Kosovë-Serbi.

Pavarësisht kësaj, nga njohës të rrethanave politike, përfitues i dialogut për normalizim të marrëdhënieve ndërshtetërore, po konsiderohet Serbia.

Edhe hapja e kapitujve të negociatave për anëtarësim në BE, po vlerësohet se ka ardhur si rezultat i dialogut.

Por sa i përket paralajmërimeve se dialogu me Serbinë duhet të afatizohet njohës të rrethanave politike janë të ndarë në qëndrime.

Avni Mazrreku, vlerëson se para se të caktohet kohëzgjatja e dialogut, duhet që të afatizohet zbatimi i marrëveshjeve.

Exit mobile version