Site icon Telegrafi

Dialogu, për të qëndruar në pushtet

Ngritja e nivelit të dialogut Kosovë – Serbi, me përfshirjen e presidentëve të të dyja shteteve, vlerësohet si sinjal se në Kosovë nuk do të ketë zgjedhje të parakohshme parlamentare, të cilat vazhdimisht po i kërkon opozita.

Vazhdimi i dialogut Prishtinë – Beograd, tani edhe me pjesëmarrjen e presidentëve të të dyja shteteve, vlerësohet si sinjal i qartë se pushteti nuk është i interesuar për zgjedhje të parakohshme gjatë këtij viti, të cilat po i kërkon vazhdimisht opozita kosovare.

Përfaqësuesit e Qeverisë thonë se deri më tani nuk ka pasur indikacione serioze për zgjedhje të parakohshme dhe se një gjë e tillë është vetëm dëshirë e opozitës, shkruan sot Gazeta “Zëri”.

Kurse, subjektet opozitare në vend thonë se pushteti është i interesuar që ta vazhdojë dialogun me qëllim që të mos u shkurtohet mandati.

Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Teuta Haxhiu, ka thënë për “Zërin” se kërkesa e opozitës për zgjedhje të parakohshme është e arsyeshme.

“Kërkesa jonë është që të shkohet në zgjedhje të parakohshme sa më parë, jo pse Kosova e ka luksin të shkojë në zgjedhje, por për shkak se dëmet janë më të mëdha nëse vazhdohet kështu. Shkuarja në zgjedhje dhe prodhimi i një qeverie të përgjegjshme e të ndërgjegjshme është ajo që i duhet Kosovës”, ka potencuar Haxhiu. /Zëri/

Exit mobile version