Site icon Telegrafi

Thaçi dhe Vuçiq sot pritet të arrijnë një para-marrëveshje  

Në takimin i cili do të mbahet sot në orët e mbrëmjes në Bruksel në mes të presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe atij të Serbisë, Aleksandar Vuçiq pritet të arrihet një para- marrëveshje në mes dy palëve.

Burime të Telegrafit bëjnë të ditur se janë përafruar qëndrimet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

“Janë përafruar qëndrimet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Sonte në zyrën e Mogherinit do të ketë një para-marrëveshje, e cila do të shënojë zhvillim në dialogun Kosovë-Serbi”, thonë këto burime.

Lexo po ashtu BE konfirmon, Thaçi dhe Vuçiq takohen të enjten në Bruksel

Ndryshe, dje në njoftimin e Zyrës së Përfaqësueses së Lartë të BE-së, Federica Mogherini u tha se në takim dy liderët pritet të konfirmojnë gatishmërinë për të intensifikuar punën që të arrihet një marrëveshje ligjërisht e obligueshme në normalizimin e  marrëdhënieve. /Telegrafi/

Exit mobile version