Telegrafi

Dialogu Kosovë-Serbi dhe perspektiva evropiane, Lajçak dhe ministri i Jashtëm i Greqisë flasin për proceset

Çështja e dialogut Kosovë-Serbi dhe perspektiva evropiane e rajonit ishte temë e bisedimit ndërmjet të dërguarit të Bashkimit Evropian, Miroslav Lajçak dhe ministrit të Jashtëm të Greqisë, Nikos Dendias.

Në një postim në Twitter, Lajçak ka falënderuar ministrin Dendias për interesimin e Greqisë për Ballkanin Perëndimor dhe mbështetjen e përpjekjeve për perspektivën evropiane të rajonit.


Edhe ministri grek në një postim në Twitter thekson se gjatë një takimi të mbajtur me të dërguarin e BE-së kanë diskutuar për dialogun Kosovë-Serbi dhe perspektivën e Ballkani Perëndimor.


Ndryshe, Kosova të hënën ka kaluar me sukses fazën e parë të anëtarësimit në Këshillin e Evropës.

Lexo po ashtu Befasitë e shteteve pro dhe kundër Kosovës në Këshillin e Evropës, gjithçka që duhet të dini

Shumë shtete kanë ndihmuar Kosovën që të ecet para drejt anëtarësimit që pritet të bëhet gjatë këtij viti.

Për herë të parë mund të thuhet se ka shtete që nuk e kanë njohur Kosovën por nuk e kanë bllokuar atë.

Greqia dhe Sllovakia, anëtarë të BE-së e NATO-s kanë abstenuar dhe kjo është një risi në këtë drejtim dhe për këtë kanë shprehur habinë edhe në Serbi. /Telegrafi/