Përfaqësuesit e partive politike parlamentare në Kuvendin e Maqedonisë do t’i fillojnë sot bisedimet në kuadër të dialogut “Jean Monnet”.
Në bisedime do të flitet për Parimin kyç të pajtimit për një qasje të bashkuar ndaj integrimeve euro-atlantike për qytetarët e Republikës së Maqedonisë dhe forcimi institucional i Kuvendit si shtyllë demokratike e të gjitha reformave, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Takimi është nxitur dhe thirrur nga treshja Ivo Vajgl, Knut Fleckenstein dhe Eduard Kukan.
Pikat kyçe të debatit do të jenë Rregullorja e Kuvendit, Kodi etik, pavarësia buxhetore e Kuvendit, etj.
Dialogu pritet të përfundojë me një darkë, ku pritet të marrin pjesë liderët Zoran Zaev, Hristijan Mickoski, Ali Ahmeti, Menduh Thaçi, Ziadin Sela, Bilall Kasami./Telegrafi/