Site icon Telegrafi

Diagnoza e re, pacientes kanadeze mjeku i tha se vuan nga ndryshimet klimatike

Një grua nga Kanadaja që ka probleme me frymëmarrje është diagnostifikuar me atë se vuan nga ndryshimet klimatike, pasi që mjeku kompetent konstatoi se valët e të nxehtit dhe cilësia e dobët e ajrit, janë përgjegjës për gjendjen e saj shëndetësore.

Mjeku Kyle Merit që ia ka përshkruar diagnozën qytetares së moshuar nga Nelson në British Columbia që vuan nga astma, ka deklaruar se kjo është hera e parë që ndryshimet klimatike janë shkaktare që disa persona kanë probleme shëndetësore, transmeton Telegrafi.

“Nëse nuk e analizojmë shkakun kryesor dhe vetëm shërojmë simptomat, nuk do të përparojnë në shërim”, ka thënë Merit.

Kujtojmë se Kanadaja në korrik u godit nga një valë e të nxehtit, ku pasoi sezoni i tymit në gusht nga zjarret që shpërthyen në zonat malore.

Pacientes që u godit nga ndryshimet klimatike, i është dhënë diagnoza pak ditë pas valës së të nxehtit, për të cilin mjeku Merit thotë se në mënyrë të drejtpërdrejtë ka ndikuar në përkeqësimin e gjendjes së saj shëndetësore. /Telegrafi/

 

 

Exit mobile version