Ish-basisti i “Rolling Stones”, Bill Wyman, është diagnostikuar me kancer në prostatë.
Muzikanti 79-vjeçar ka bërë të ditur se do i nënshtrohet një trajtimi për gjendjen e keqe shëndetësore duke shpresuar që të bëhet më mirë, transmeton TCH.
Ai është parë për herë të fundit në publik gjatë fundjavës në dasmën e Rupert Murdoch me ish-supermodelen Jerry Hall, në Londër.
“Bill Wyman, ish-anëtari i ‘Rolling Stones’, është diagnostikuar me kancer në prostatë”.
“Ai po i nënshtrohet një trajtimi dhe pritet që të ketë një shërim të plotë pasi është kapur në fazat e para”, ka thënë një zëdhënës i tij.
Wyman ka qenë basist i rok bendit legjendar gjatë viteve 1962-1993. Nga viti 1997, ai ka bërë muzikë me grupin e tij të quajtur “Bill Wyman’s Rhythm Kings”. /Telegrafi/