Telegrafi

Diaby: Arsenali mund të mposhtë gjithkënd

Ekipi i Arsene Wenger ka fituar pesë nga gjashtë takimet për ta rikthyer veten në garë për titullin e ligës, derisa Chelsea nuk po arrin të ketë një qëndrueshmëri së fundi.

“Ne kemi kualitete për të mposhtur secilin ekip dhe kur u mposhtëm nga Chelsea, ishte shumë shqetësuese, por kemi fituar ndeshje që atëherë dhe kjo është gjëja më e rëndësishme”.

“Ne e kemi treguar atë mentalitet, se jemi të fuqishëm pasi kemi pasur ndeshje të mëdha, por e kemi ruajtur serinë e fitoreve”, ka thënë Diaby./Telegrafi/