Telegrafi

Diabetikë hani peshk

Në një studim të realizuar nga Universiteti i Cambridge, janë analizuar disa participantë, një numër prej të cilëve kanë vuajtur nga sëmundja e sheqerit. Nga pjesëmarrësit në studim është kërkuar që të hanë ushqime të caktuara, dhe secili ka treguar për llojin e ushqimit që ka zgjedhur.

Rezultatet kanë treguar se pacientët e sëmurë nga diabeti, të cilët kishin ngrënë peshk së paku dy herë në javë, kishin qenë më pak të rrezikuar për t’u sëmurë nga sëmundjet e veshkave (kanë pasur më pak proteina në urinë- një element tregues i dëmtimit të veshkave).

Pacientët tjerë që vuanin nga diabeti dhe nuk kanë konsumuar peshk kanë qenë shumë më të rrezikuar për të zhvilluar komplikime në veshka në krahasim me ata të cilët kanë konsumuar peshk (raporti 18% : 8%).