Telegrafi

Diabetikë hani peshk

Në një studim të realizuar nga Universiteti i Cambridge, janë analizuar disa participantë, një numër prej të cilëve kanë vuajtur nga sëmundja e sheqerit.

Nga pjesëmarrësit në studim është kërkuar që të hanë ushqime të caktuara, dhe secili ka treguar për llojin e ushqimit që ka zgjedhur.

Rezultatet kanë treguar se pacientët e sëmurë nga diabeti, të cilët kishin ngrënë peshk së paku dy herë në javë, kishin qenë më pak të rrezikuar për t’u sëmurë nga sëmundjet e veshkave (kanë pasur më pak proteina në urinë- një element tregues i dëmtimit të veshkave). /Telegrafi/