Diabeti i tipit 2 në të vërtetë është gjendje afatgjatë mjekësore, e cila mund të ndikojë në mënyrë drastike në cilësinë e jetës
Fatmirësisht, ndryshimet e vogla mund të lehtësojnë kontrollimin e sheqerit në gjak, ndërkaq një erëz posaçërisht është e dobishme, transmeton Telegrafi.
Diabeti i tipit të këtillë do të thotë që pankreasi nuk mund të prodhojë mjaft insulinë dhe të kontrollojë nivelin e sheqerit në gjak. Nëse gjendja nuk vihet nën kontroll, rrezikohemi nga sëmundje të rrezikshme të zemrës.
Mirëpo, përshtatja e ushqimit është shumë e rëndësishme. Njëra ndër erëzat e cila ndihmon dukshëm është kanella.
Fjala është për erëzën natyrale e cila përdoret në zierje dhe pjekje të ushqimeve, ndërsa e gjitha ka të bëjë me kontrollin e diabetit.
Studimet kanë treguar që kanella mund të përmirësojë nivelin e glukozës dhe të shtojë ndjeshmërinë ndaj insulinës.
Rezultatet e studimit klinik të publikuara në revistën Diabetes Care kanë treguar që kanella vepron në glukozë dhe kolesterinë te personat të cilët vuajnë nga diabeti i tipit 2 dhe zvogëlojnë rrezikun nga komplikimet e zemrës.
Marrja ditore e një, tre apo gjashtë gramëve është treguar që zvogëlon kolesterinën “e keqe” pas 40 ditëve të konsumimit, ndërkaq pikërisht kolesterina është përgjegjëse për sëmundjet e sistemit kardiovaskular.
Sipas Diabetes.co.uk, kanella mund:
– të ndalë ngjizjen e gjakut
– të lehtësojë dhembjet te personat të cilët vuajnë nga artriti
– të forcojë imunitetin
– të pengojë konstipacionin. /Telegrafi/