Telegrafi

Diabeti si pasojë e shurupit me fruktozë

Ekipi i shkencëtarëve amerikanë thekson se vendet ku në masë të madhe konsumohet shurupi i pasur me fruktozë, shkalla e sëmundjes së diabetit, lloji 2 për 20% është më e lartë në krahasim me ato vende në të cilat ëmbëltuesi i lartpërmendur nuk përdoret.

Po ashtu, i njëjti hulumtim ka treguar se përdorimi i shurupit nga misri i pasur me fruktozën (HFCS) faktor i pavarur në rritjen e diabetit, nuk varet as nga konsumimi i përgjithshëm i sheqerit apo nga shkalla e mbi peshës.

Gjatë studimit janë analizuar të dhënat rreth dispozicionit të shurupit nga misri i pasur me fruktozë në 42 vende, duke ardhur në përfundim se 8% e personave me konsumin e shurupit me fruktozë vuajnë nga diabeti, lloji 2, në krahasim me 6,7% të sëmurëve nga diabeti në vendet ku ky ëmbëltues nuk përdoret.
/Telegrafi/