Rastet e diabetit po rriten për shkak të rritjes së njërit prej shtytësve të sëmundjes, mbipesha.
Diabetikët rrallë paraqesin simptoma prekëse, ndaj shpesh mund të jetë e vështirë të identifikohet sëmundja. Shoqatat Amerikane të Diabetit kanë thënë se një shenjë që na shfaqet në qafë dhe në sqetulla, mund të jetë një paralajmëruese e niveleve të lartë të sheqerit në gjak.
Ekzistojnë dy lloje të patologjisë në diabet. E para, shkaktohet nga sistemi imunitar i trupit dhe sulmon qelizat në pankreas që krijojnë insulinë. Diabeti i tipit të dytë, i cili zakonisht zhvillohet rreth moshës së mesme, më shumë është i përhapur tek individët të cilët janë mbipeshë.
Sheqerit në gjak rrit rrezikun e sulmeve në zemër, verbërisë dhe problemeve me veshkat. Të dy llojet mund të ndodhin në faza të ndryshme të jetës dhe për një numër arsyesh të ndryshme.
Pjesa ku paraqitet sheqeri është pjesa e prapme të qafës ose duarve, sqetullave, fytyrës ose zona të tjera. Këto ndryshime të lëkurës, të njohura si acanthosis nigricans, mund të jenë një shenjë e rezistencës ndaj insulinës.
Institucionet e tjera shëndetësore kanë pohuar se struktura e lëkurës mund të ketë ngjyrë të errët dhe mund të shfaqet edhe në gjunjë në disa raste.
Mbani mend, zbulimi i hershëm shpesh mund të parandalojë përparimin e sëmundjes. /Telegrafi/