Site icon Telegrafi

Diabeti, sëmundjet e zemrës dhe demenca

Rezultatet e këtij studimi ofrojnë të dhëna shtesë për rolin e shëndetit të zemrës dhe enëve të gjakut në paraqitjen dhe progresionin e sëmundjes Alzheimer.

Autorët e studimit pohojnë se parandalimi i sëmundjeve të zemrës dhe diabetit, ose mbajtja e simptomave nën kontroll, mund ta ngadalësojë fuqishëm progresin e sëmundjes Alzheimer.

Sëmundja Alzheimer ose demenca senile karakterizohet me rënien e funksioneve psikike, në radhë të parë atyre të kujtesës, mendimit dhe inteligjencës, sidomos te moshat e shtyra.

Exit mobile version