Site icon Telegrafi

Diabeti rrit rrezikun e sulmit në zemër

Diabetikët janë dyfish më të prirë të vdesin nga sulmi në zemër se sa personat jo-diabetik. Hulumtuesit thonë se studimet në popullatë kanë konfirmuar rëndësinë e trajtimit adekuat të faktorëve kardiovaskular të rrezikut, po aq sa edhe trajtohet vet diabeti tek të rriturit me tipi 1 ose 2 të kësaj sëmundjeje.

“Të rriturit, të cilët kanë nevojë për barna që ulin nivelin e glukozës, janë me rrezik të madh nga sulmet në zemër dhe tru, dhe kanë nevojë të monitorohen nga afër për këtë dhe të trajtohen me medikamente të përshtatshme”, thonë hulumtuesit.

Exit mobile version