Telegrafi

Diabeti lidhet me gjumin e tepërt

Nё studimet ku janë pёrfshirё mbi 9 mijё persona, shkencëtarët kanё gjetur njё lidhje nё mes tё gjumit dhe rrezikut nga diabeti.

Njerёzit tё cilёt kanё fjetur mё shumё se nёntё orё çdo natё, kanё pasur 50% rrezik mё tё madh tё vuajnë nga diabeti se sa njerëzit tё cilёt kanё fjetur shtatё orё nё natё.

Hulumtuesit nuk kanё përcaktuar ndonjë lidhje fiziologjike nё mes tё gjumit dhe diabetit, por thonё se gjumi i tepërt mund tё ndikojё qё problemet mjekësore tё nёnvlerёsohen, gjё qё rrit gjasat e diabetit.