Kanceri i pankreasit shkaktohet nga rritja anormale dhe e pakontrolluar e qelizave në pankreas
Rreth gjysma e rasteve të reja që diagnostikohen me kancer në pankreas janë të moshës mbi 75 vjet, dhe sëmundja është e pazakonshme te personat nën 40 vjet.
Sipas ekspertëve shëndetësorë, ende nuk dihet mirë shkaktari kryesor i kancerit në pankreas, por ekziston një numër i faktorëve të rrezikut për zhvillimin e kësaj sëmundje.
P.sh. personat që vuajnë nga diabeti kanë rrezik më të shtuar të diabetit.
Diabeti është një sëmundje e përjetshme që i shkakton nivelet e sheqerit në gjak të rriten shumë, transmeton Telegrafi.
Ka dy lloje të diabetit: tipi 1 dhe tipi 2.
Tipi 1 i diabetit është ku sistemin i imunitetit të trupit i sulmon dhe shkatërron qelizat që e prodhojnë insulinën.
Tipi 2 i diabetit është kur trupi nuk prodhon mjaftueshëm insulinë, ose kur qelizat trupore nuk i reagojnë insulinës.
Insulina e kontrollon sasinë e sheqerit në gjak.
Lidhja mes diabetit dhe kancerit në pankreas është për faktin se insulina është hormon që prodhohet nga pankreasi.
E njëjta gjë vlen edhe anasjelltas – p.sh., personat me kancer në pankreas dhe që s’vuajnë nga diabeti, mund ta zhvillojnë sëmundjen e dytë.
Kjo për shkak se tumori mund ta ndal pankreasin të prodhojë insulinë, siç prodhon normalisht.
Problemet tjera që e rrisin rrezikun e zhvillimit të kancerit në pankreas janë pankreatiti kronik dhe ulcerat në stomak. /Telegrafi/