Telegrafi

Di Vaio vazhdon kontratën me Bolognan

Sulmuesi, i cili është pronë e Genoas, ka qenë i huazuar te Bologna në sezonin e kaluar gjatë të cilit arriti të shënojë 24 gola, me ç’rast drejtuesit e skuadrës vendosën që ta shpërblejnë duke ia zgjatur qëndrimin edhe dy vite të tjera.

“Bologna FC 1909 dëshiron të njoftojë se kemi arritur marrëveshje me Marco Di Vaion për qëndrimin e lojtarit në skuadër”, shkruan në deklaratën zyrtare të klubit.