Telegrafi

I di tri gjuhë – vajza dy vjeçare e Ashton Kutcher dhe Mila Kunis një fenomen

Si dy-vjeçare që është, Wyatt Kutcher – vajza e Mila Kunis dhe Ashton Kutcher është një gjuhëtare e kompletuar.

“Ajo është duke e mësuar edhe gjuhën e tretë. Po mëson rusisht”, ka thënë Ashton, duke sqaruar se familjarët e Milas e flasin këtë gjuhë, kështu që i është ekspozuar edhe asaj.

“Ajo e kupton edhe anglishten, gjuhë të cilën edhe mund ta flasë. Po ashtu e kupton dhe mund ta flasë edhe spanjishten. Ndërsa rusishten mund ta kuptojë, por ende nuk është në gjendje që ta flasë”, ka deklaruar aktori.

Çifti bënë bujë së fundmi me lidhjen e tyre dhe romanca e tyre po vazhdon me sukses e lumturi. /KlanK/Telegrafi/