Cristiano Ronaldo ka shënuar një gol mahnitës për të kaluar Al Nassr në epërsi ndaj Al Khaleej.
Të mërkurën në mbrëmje, Al Nassr i portugezit u përball me Al Khaleej në gjysmëfinalen e Kupës së Mbretit në stadiumin Al Awwal.
Në minutën e 16-të, Ronaldo pranoi një top brenda zonës së penalltisë pas një gabimi të portierit të Al Khaleej, Ibrahim Sehic.
Me shpinë nga porta, pesë herë fituesit i Topit të Artë lëshoi një goditje të shkëlqyer me këmbën e majtë, i cili fluturoi në pjesën e pasme të rrjetës.
Al Nassr triumfoi 3-1 ndaj Al Khaleej, për të kaluar në finale, aty ku do të përballet me Al Hilal. /Telegrafi/