Telegrafi

Di Marzio: Nga Kosova në Bundesliga – Milot Rashica, shkëlqimi i Werderit

Një goditje dënimi e realizuar me përsosmëri në minutën e 90′ e cila kishte vlerën e tri pikëve u bë ëndërr për tifozët e Ëerderit, e makth i kundërshtarëve.

Kështu e fillon artikullin për Milot Rashicën blogu i një prej gazetarëve më të mëdhenj italian, Gianluca Di Marzio.

Më poshtë e sjellim të përkthyer artikullin e publikuar në blogun e gazetarit të Sky Sport në GianlucaDiMarzio.com:

Talenti i ri, Milot Rashica, nuk është i panjohur për ata që mbajnë sytë hapur në futbollin evropian, sigurisht që nuk është risi e fundjavës. Në fakt, ky djalosh i ri në të njëzetat e tij tashmë ka një rrugëtim të madh përpara.

I lindur në Vushtrri, qytet në Kosovë me 30 mijë banorë, pas lojtarëve si Ujkani, Kuqi dhe të tjerëve yje nga ky vend, lind në vitin 1996 ylli i ri i cili debutoi si 16 vjeçar në futbollin profesionist.

Ai para Kosovës grumbullohet nga De Biasi para se të vendosë të veshë fanellën e Kosovës tashmë e njohur në UEFA dhe FIFA. Pika e kthesës në karrierën e tij është kur vihet në dukje nga Altin Lala, legjenda e kombëtares shqiptare dhe ish kapiteni i Hannoverit 96.

Ishte Lala ai që e mori së pari në Gjermani dhe më pas e dërgon në Holandë. Në Gjermani, provat ishin të këqija, por jo para stafit teknik të Vitesses, që e blejnë nga Vushtrria për 300 mijë euro.

Në krahun e djathtë ai bind shumë sidomos në Kupën e Holandës dhe në Eredivisie, ku ai realizon tri gola në nëntë ndeshjet e para në kampionat.

Pas përballjeve mes Vitesses dhe Lazios ai bëhet i njohur edhe nga skuadrat italiane falë paraqitjeve në Ligën e Evropës, ku e ndjekin emra si Udinese dhe veçanërisht Napoli. Ylli kosovar madje u identifikua si pasuesi i Callejonit.

Por, sot Miloti është lojtar i Werder Bremenit me dashuri të madhe për vendin e tij, e me sa duket, me shumë ndëshkime tjera për skuadrat tjera jashtë zonës.

Miloti rikthehet në aksion me Kosovën të premtën ndaj Azerbaixhanit në Baku në kuadër të ndeshjes së parë në Ligën e Kombeve.