Telegrafi

Di Maria turpëroi Vinicius Juniorin me një driblim të jashtëzakonshëm, momenti bëhet viral

Angel Di Maria ka bërë një driblim të bukur ndaj Vinicius Junior në ndeshjen kualifikuese të Argjentinës ndaj Brazilit mëngjesin e sotëm (e mërkurë).

Argjentina dhe Brazili luajtën pa gola (0-0) në ndeshjen kualifikuese për Kupën e Botës ‘Katar 2022”, me kombëtaren Albiceleste që e siguroi kualifikimin.

Megjithatë, ndeshja ishte shumë e luftuar, por edhe me aksione dhe momente magjike kohë pas kohe.

Lexo po ashtu Argjentina kualifikohet në Kupën e Botës pas barazimit ndaj Brazilit

Njëri nga momentet më të mirë padyshim se ishte ai i minutave shtesë të pjesës së parë.

Angel Di Maria dhuroi një driblim të jashtëzakonshëm duke e turpëruar sulmuesin brazilian, Vinicius Junior.

Argjentinasi mori një top afër vijës anësore dhe me Viniciusin që po i afrohej me vrull, Di Maria vendosi t’ia fus topin mes këmbeve me lehtësi.

Lexo po ashtu Viniciur Jr dhuroi magji ndaj Argjentinës, ia ‘humbi topin’ Molinas me një driblim me topin mbi kokë

Megjithatë, në pjesën e dytë, edhe sulmuesi i Real Madridit bëri një driblim të bukur ndaj Nahuel Molinas.

Vinicius kësaj radhe ngriti topin mbi kokën e Molinas. /Telegrafi/