Telegrafi

Di Maria, test mjekësor me Realin?

Sipas mediave portugeze, Real Madridi ka zhvendosur stafin mjekësor në Afrikën e Jugut, ku thuhet se Di Maria i është nënshtruar një testi mjekësor.

Di Maria aktualisht është me kombëtaren argjentinase në Afrikën e Jugut për Botërorin e sivjetmë. Benfica kërkon 40 milionë euro për Di Marian, por sipas spekulimeve ai do të kompletojë transferimin së shpejti, me lojtarë tjerë të Realit të përfshirë në këtë akord. /Telegrafi/