Anësori i Argjentinës, Angel Di Maria, është i gatshëm që të luajë nga fillimi në ndeshjen kundër Kroacisë – ka njoftuar trajneri Lionel Scaloni.
Ylli i Juventusit ka pasur probleme me lëndime gjatë këtij sezoni, edhe për klubin edhe për përfaqësuesen.
Ai kishte pësuar lëndim muskulor më 30 nëntor në fitoren ndaj Polonisë dhe mungoi në të tetën e finales kundër Australisë, katër ditë më pas.
#SelecciónMayor Comienza la conferencia de prensa del entrenador @lioscaloni 🎙️🇦🇷 pic.twitter.com/tKMHMOmJic
— 🇦🇷 Selección Argentina ⭐⭐⭐ (@Argentina) December 12, 2022
Di Maria u rikthye në bankën rezervë të premten dhe pastaj u inkuadrua në lojë në sfidën kundër Holandës, të cilën Albicelestët e fituan pas penalltive.
Krahas tij, i gatshëm për të startuar është edhe bashkëkombësi i tij, Rodrigo De Paul, i njohur i si truproja e Lionel Messit.
“Të dy janë të gatshëm dhe kjo na bën të qetë. Të dy janë në rregull, do t’i vlerësojmë, sepse ndeshja mund të jetë shumë e gjatë dhe e komplikuar, por është e sigurt, se ata janë të gatshëm për të luajtur nga fillimi”, ka thënë Scaloni në një konferencë për shtyp.
Nesër (e martë, 13 dhjetor), Argjentina dhe Kroacia përballen në gjysmëfinalen e parë të Kampionatit Botëror, ‘Katar 2022’. /Telegrafi/