Telegrafi

Di Maria shumë pranë Realit

Mourinho ishte pyetur dje (e mërkurë) për transferimin e argjentinasit, por refuzoi të pohojë apo të mohojë interesimin. Sidoqoftë, AS pohon se agjenti i Di Marias, Jorge Mendes, që gjithashtu është agjent i Jose Mourinhos, ka shkuar në Madrid për të finalizuar transferimin me zyrtarët e Realit.

Mendes është takuar edhe me drejtorin e Real Madridit, Jorge Valdano, para se të largohej me automjetin e tij pa u prononcuar për gazetarët. /Telegrafi/