Telegrafi

Di Maria: Shpresoj të shkoj në Real si fitues i Botërorit

Ylli në largim i Benficas nuk do të zbulohet në Bernabeu deri pas Kupës së Botës, por tashmë ka kthyer shikimin kah Madridi.

“Jam i lumtur që do të luaj për Real Madrid. Gjithmonë kam ëndërruar të kaloj në një ligë më konkurruese në botë, si ajo e Spanjës. Do të ishte një ëndërr ideale të shkoj në Real Madrid pasi ta kem fituar Kupën e Botës me Argjentinën. Shpresoj se mundem”, ka thënë Di Maria. /Telegrafi/