Telegrafi

Di Maria refuzon Cityn

Argjentinasi është në shënjestër të ‘pasanikëve’ që nga vera e kaluar, derisa të interesuar për shërbimet e tij janë edhe Chelsea, Interi dhe Manchester Unitedi.

Sipas News of the World, menaxheri i Cityt, Roberto Mancini, është pajtuar me vlerësimin e paraardhësit të tij, Mark Hughes, që të shpenzojë 38 milionë funte për shërbimet e 21-vjeçarit.

Sido që të jetë, një burim ka thënë se Di Maria nuk dëshiron të largohet nga Benfica, përkundër faktit se transferimi i tij do ta bënte lojtarin më të shtrenjtë në historinë e futbollit anglez. /Telegrafi/