Ndeshja e luajtur në 13 shtator mes PSG-së dhe Marseille, prodhoi vetëm një gol, por edhe pesë kartonë të kuq dhe shumë momente kontroverse.
Marseille ka fituar 1-0 me golin e Florian Thauvin që u shënuan në pjesën e parë.
Në fundin e ndeshjes ka pasur një tollovi të madhe, ku nuk kanë munguar ndëshkimet.
Neymar, Layvin Kurzawa dhe Leonadro Paredes u ndëshkuan për vendasit dhe dyshja Amavi e Benedetto për Marseille.
Disa lojtarë të tjerë ishin pjesë e rrëmujës së madhe, mes tyre edhe Angel Di Maria.
Argjentinasi e ka pështyrë një prej kundërshtarëve, spanjollin Alvaro Gonzales, veprim për të cilin e ka pësuar.
https://www.youtube.com/watch?v=83JKphQR3dU&feature=emb_title&ab_channel=NexusFootball
Sulmuesi anësor është pezulluar me katër ndeshje në kampionat nga Komisioni i Disiplinës. /Telegrafi/