Telegrafi

Di Maria: Nuk besova që më kërkoi Mourinho

“Mua vërtet nuk më pritet të luaj. Tani për tani jam i qetë dhe po i marr këto ditë për të pushuar, mirëpo vërtet nuk më pritet të luaj me lojtarë si Kaka dhe Cristiano Ronaldo”.

“Së pari, nuk besova se më kërkoi Mourinho. Është mirë për mua dhe unë gjithnjë do ta falënderoj atë që më kërkoi te Reali. Unë do të bëj gjithçka për ta siguruar atë që ka bërë zgjedhjen e duhur”, tha Di Maria. /Telegrafi/