Telegrafi

Di Maria lojtar i Realit?

Mesfushori argjentinas është lidhur me një kalim në Santiago Bernabeu, ndërsa spekulimet u rritën pas qartësimeve se Mourinho po bëhet trajner i Real Madridit, e që është adhurues i Di Marias.

TSF shton se Benfica, pos 40 milionë eurove, do të mund të marrë edhe ndonjë lojtar në këmbim, ndërsa në tavolinë janë Ezequiel Garay dhe anësori Royston Drenthe. /Telegrafi/