Telegrafi

Di Maria: Kam nënshkruar për Realin?

22-vjeçari është lidhur që një kohë të gjatë me Real Madridin, ndërsa çmimi prej 40 milionë eurosh duket se ka rënë në ujë, pasi që vetë argjentinasi u ka thënë bashkëlojtarëve: “Djema, sezonin e ardhshëm do të luaj për Real Madridin”.

Detajet e marrëveshjes së arritur mes agjentit të Di Marias, Jorge Mendes dhe Real Madridit nuk dihen, por thuhet se përveç klauzolës së largimit, në të mund të jenë të përfshirë dhe lojtarë si Ezequiel Garay dhe Royston Drenthe. /Telegrafi/