E ardhmja e Angel Di Marias prej kohësh ka qenë një temë diskutimi në ambientet futbollistikë.
Nuk kanë qenë të pakta klubet që kërkojnë shërbimin e argjentinasit dhe mes tyre është edhe Interi.
Por, Di Maria e shpreh qartë dëshirën për klubin ku dëshiron të vijojë karrierën e tij, por jo gjithçka varet prej tij.
“Nuk kam asnjë dyshim për qëndrimin tim te Paris Saint Germaini. Por nuk e di nëse klubi ka të njëjtin qëndrim. E vërteta është se familja ime ndihet mirë në Francë dhe unë jam i kënaqur që jetoj në Paris”, tha Di Maria në një intervistë për “Le Parisien”.
Angel Di Maria mund të largohet nga Paris Saint Germain nëse klubi parizien do të mund të arrijë të sigurojë Neymar, por braziliani ka një kontratë me Barcelonën, ku përfshihet klauzola e zgjidhjes së saj prej 220 milionë eurosh. /TCh/