Telegrafi

Di Maria gati, kthehen edhe dy lojtarë që munguan ndaj Kroacisë – Argjentina pothuajse e plotë ndaj Francës

Argjentina është rikthyer në stërvitje këtë të enjte, kur kanë mbetur vetëm tri ditë për finalen e Botërorit kundër Francës.

Në fushë ishin vetëm lojtarët që ishin në stol dhe ata që luajtën disa minuta kundër Kroacisë.

Sipas mediumit argjentinas “TyC”, Di Maria dukej plotësisht i rikuperuar nga dëmtimi, pasi ishte në stol në ndeshjen e fundit.

Lionel Scaloni do të mund të bëjë ndryshime në skuadër, sepse janë rikthyer Marcos Acuña dhe Gonzalo Montiel, pasi e shlyen pezullim prej një ndeshjeje, për shkak të plotësimit të kartonëve të verdhë.

Papu Gomez  që pësoi një ndrydhje në kyçin e këmbës në ndeshjen kundër Australisë ende nuk është gati dhe mund të jetë mungesa e madhe./Telegrafi/