Paris Saint-Germain është eliminuar prej ligës elitare evropiane për klube të Ligës së Kampionëve.
Parisienët nuk kanë mundur ta diskualifikojnë Real Madridin, i cili është në gjysmëfinale të kësaj gare evropiane për klube.
Angel Di Maria, i cili është i grumbulluar me kombëtaren argjentinase, sërish i është kthyer humbjes prej skuadrës madrilene.
Ai ka pohuar se ishte një goditje e rëndë pasi që kemi besuar se do të paraqitemi më mirë këtë sezon pas shpenzimeve prej 400 milionë eurove.
“Ishte një goditje e rëndë, kemi shpenzuar 400 milionë euro në sjelljen e lojtarëve të rinj dhe ishte normale që kishim synime të mëdha. Klubi ka vuajtur shumë për shkak të eliminimit, është e qartë se tifozët janë të zhgënjyer “, tha argjentinasi
“Duhet të dimë se si të ngritim kokën dhe tani duam të tre trofetë e Francës. Vitin e kaluar nuk mund ta bënim, do të ketë ndryshime të mëdha në sezonin e ardhshëm “, pohoi ish-futbollisti i Realit, Di Maria.
Theksojmë se sonte me fillim në ora 20:45, argjentinasit do të takohen me kombëtaren e Italisë. /Telegrafi/