Site icon Telegrafi

Di Maria e dinte se do të shënonte dhe fitonte Kupën e Botës, mesazhi që i shkroi gruas së tij një natë para finales

Angel Di Maria shkëlqeu gjatë 64 minutave që u aktivizua në finalen e Kupës së Botës mes Argjentinës dhe Francës, ku sulmuesi ishte i papërmbajtshëm në pjesën e parë.

Pasi fitoi penalltinë që zhbllokoi sfidën, 34-vjeçari i dhuroi skuadrës albiceleste avantazhin e dyfishtë me golin e tij, diçka që e kishte parashikuar më parë.

Di Maria e festoi mes lotësh Botërorin e parë në karrierë, ndërkohë që është zbuluar një prapaskenë interesante me bashkëshorten e tij, Jorgelina Cardoso.

Kjo e fundit ka publikuar një bisedë private që ka zhvilluar me yllin argjentinas një natë përpara finales.

“Do të bëhem kampion bote, dashuri. Është e shkruar. Madje edhe do të shënoj gol. Është e shkruar siç ndodhi në Maracana dhe Wembley. Shijoje ditën e nesërme, pasi do të bëhemi kampionë bote”.

Mesazhet mes Di Marias dhe gruas së tij

“E meritojnë 26 lojtarët që janë këtu dhe familjet e tyre”, i shkroi Di Maria gruas së tij.  /Telegrafi/

Exit mobile version