Neymar nuk është përfshirë në listën e ekipit që do të ftohen për ndeshjen e nesërme kundër Angersit.
Reprezentuesi brazilian ka pësuar një lëndim në ndeshjen ndaj Anderlehtit, të cilën francezët e fituan me rezultat 5-0
Trajneri Unai Emery ka bërë të ditur se lojtari më i shtrenjtë në botë ka pësuar një dëmtim në kofshën e këmbës së djathtë dhe nuk dëshiron të rrezikojë me brazilianin.
Neymar do të jetë një nga katër lojtarët e ekipit të parë që nuk do të ftohen në ndeshjen e Ligue 1.
“Angel Di Maria, Marquinhos, Thiago Motta dhe Neymar do të mungojnë në ndeshjen kundër Angersit”, tha trajneri spanjoll.
Ish-mesfushori i Manchester Unitedit, Di Maria dhe ish-mbrojtësi i Romës, Marquinhos, do të humbasin ndeshjen pasi që bashkëshortet e tyre pritet që gjatë fundjavës do të lindin ndërsa Motta nuk do të luajë shkaku i plotësimit të numrit të kartonëve të verdhë
Ndryshe, Neymar u transferua për shumën 222 milionë euro gjatë afatit kalimtar të verës prej Barcelonës te PSG-ja. /Telegrafi/