Telegrafi

Di Maria dëshiron shumë trofe me Realin

Ish-anësori i Benficas po ashtu ka thënë se spekulimet e vazhdueshme rreth të ardhmes mund të kenë ndikuar në paraqitjen e tij për kombëtaren e Argjentinës, por tashmë ai ka kthyer shikimin kah Reali.

“Jam shumë i lumtur që kam ardhur këtu. Shpresoj të fitoj shumë trofe me Realin e Madridit”, ka thënë Di Maria me të arritur në aeroport.

I pyetur nëse thashethemet e transferimit kanë ndikuar në formën e tij në Kupën Botërore, Di Maria ka shtuar: “Ndoshta, por jam i etur të arrij sukses këtu dhe të zhvillohem si lojtar”. /Telegrafi/