Trajneri i Romës, Eusebio Di Francesco, pas humbjes në Ligën e Kampionëve kundër Real Madridit (2-0), ka thënë se do të kemi mungesa.
Sipas tij skuadra e ka vënë në vështirësi Real Madridin.
“Ne patëm shumë mungesa dhe një skuadër të re në fushë, por në pjesën e parë e kemi vënë Real Madridin në telashe dhe pastaj gabimet dhe dobësitë e zakonshme”.
Tekniku duke folur në Sky Sport, tha se është i shqetësuar për ndeshjen e ardhshme kundër Interit.
“Do të jemi me siguri pa Dzekon, De Rossin, El Shaaraëyn dhe Pellegrinin”, ka deklaruar Di Francesco.
Trajneri i dha merita edhe lojtarëve të rinj që ishin në fushë.
Roma edhe pas humbjes është kualifikuar tutje me pozitën e dytë, pasi që Real Madridi është lider. /Telegrafi/