Juventus dhe Roma do të takohen sonte në kuadër të “International Champions Cup”.
Para takimit të parë derbi, trajneri romak Eusebio Di Francesco ka folur në lidhje me rivalitetin mes dy ekipeve dhe diferencave të sezonit të kaluar, apo të atyre në edicionin e ardhshëm.
“Juventusi mbetet favoritë për titullin. Ata kanë mentalitet fituesi diçka më shumë se të tjerët”, tha ndër të tjerash Di Francesco.
Italiani nuk harroi edhe përforcimet e Milanit dhe Interit, ndërsa Napoli pohon se ka ruajtur bërthamën e ekipit.
Theksojmë se takimi do të filloi në ora 22:00, sipas kohës sonë lokale dhe do të zhvillohet në stadiumin “Gillette” të Foxborough, Massachusetts. /Telegrafi/