Trajneri i Romës, Eusebio Di Francesco, beson se klubi nga kryeqyteti italian kanë dhënë “një shenjë të rëndësishme”, kundër Milanit.
Por, italiani thotë se ende është ‘herët’ për të folur me Scudetton.
Giallorossët fituan me rezultat 2-0 në San Siro të dielën, aktualisht ata janë gjashtë pikë nga vendi i parë, por kanë një ndeshje më pak.
“Ende është herët të flasim për atë”, ka thënë Di Francesco për Gazzetta dello Sport, kur u pyet për titullin.
“Shumë klube janë përmirësuar dhe aty është Napoli i cili nuk ka ndryshuar shumë”.
“Ne jemi duke gjendur rrugën e duhur, në San Siro ishte një sinjal i rëndësishëm. Tani vetëm dua të punojë”, ka shtuar trajneri.
Ndeshja e ardhshme e klubit romak është ndaj Napolit.
Nga gjashtë takime Roma ka një humbje dhe pesë fitore. /Telegrafi/