Telegrafi

Di Francesco: Nainggolan nuk u largua vetëm për arsye financiare, u largua edhe për çështje etike e disiplinore

Eusebio Di Francesco lë të kuptohet se vendimi i Romës për të shitur Radja Nainggolan në Inter ishte i lidhur me çështjet disiplinore.

Mesfushori belg përfundoi këtë verë transferimin e tij te rivalët e Serie A, Interi, pavarësisht se ishte një lojtar kyç për ekipin e Romës për katër vjet.

Transferimi i tij te Interi bëri bujë të madhe pasi shihej si një përforcim i një rivali direkt, por si duket nuk shihet kështu nga ana e klubit romak.

Lexo po ashtu Formacioni i mundshëm i Interit për sezonin 2018/19 me blerjet e deritanishme

Trajneri i Romës, Di Francesco, pranoi se kishte arsye të tjera për largimin e 30-vjeçarit përveç atyre financiare.

Nainggolan në aksion me fanellën e Interit

“Kam një marrëdhënie të mirë me të, unë kam folur për këtë”, ka thënë fillimisht Di Francesco për mediat italiane.

“Shitja e tij ishte e lidhur me arsye ekonomike dhe gjëra që ndodhën në të kaluarën”.

Lexo po ashtu Drejtori i Pirellit: Nainggolan-Icardi mund të jenë sikurse Sniejder-Milito në vitin e tripletës  

“Vendimi për ta lënë atë jashtë nga ndeshja e parë e 2018-tës ishte shumë e debatuar, por nëse doni të ecni përpara me identitetin e një ekipi, ka edhe rregulla të etikës”.

“Ndonjëherë, duhet të marrësh vendime që nuk u pëlqen njerëzve”, përfundoi trajneri i Romës. /Telegrafi/