Site icon Telegrafi

Di Francesco: Mendonin se Roma do të eliminohej

MADRID, SPAIN - NOVEMBER 22: Head coach Eusebio Di Francesco of AS Roma gives instructions during the UEFA Champions League group C match between Atletico Madrid and AS Roma at Estadio Wanda Metropolitano on November 22, 2017 in Madrid, Spain. (Photo by Gonzalo Arroyo Moreno/Getty Images)

Eusebio Di Francesco është shprehur i kënaqur me kualifikimin e Romës nga pozita e parë në Grupin C që është konsideruar si “grupi i vdekjes”.

Giallorossët arritën të tregoheshin më të fortë se skuadrat, si Chelsea e Atletico Madridi, për të vazhduar tutje si lider.

Trajneri i skuadrës italiane thotë se kur ishte ndarë shorti, shumëkush kishte parashikuar se ekipi i tij do të eliminohej në fazën grupore.

(Foto: Getty Images)

“Ishte një fitore e shkëlqyer, e vështirë, sidomos për faktin se unë nuk kam përvojë në Ligën e Kampionëve”.

Lexo po ashtu Grupi C: Roma kualifikohet si lidere, i bashkohet Chelsea (Video)

“Por, është e kënaqshme, sepse askush nuk ka besuar se ne do të kualifikoheshim, të gjithë parashikonin se ne do të eliminoheshim, por ne punuam shumë, e treguam vetën dhe fituam si grup”.

“E gjitha filloi me barazimin 0-0 ndaj Atletico Madridit, kur ne sapo kishim filluar dhe po e gjenim veten, por vuajtëm dhe u mbajtëm, për atë që u tregua si pikë vendimtare”, ka thënë Di Francesco për Mediaset Premium.

(Foto: Getty Images)

Diego Perotti ishte futbollisti që e theu mbrojtjen e Qarabagut duke shënuar nga një top i kthyer pas goditjes së Edin Dzekos.

“U kërkova lojtarëve të mi të shkonin përpara në pjesën e dytë edhe pa top, sepse po të vazhdonim të bënim pasime në vend, atëherë nuk do të mund të lëviznim shumë”, ka shtuar trajneri i Romës. /Telegrafi/

Exit mobile version