Telegrafi

Di Francesco i lumtur me fitoren dhe paraqitjet e Underit

Roma ka marrë fitoren e tretë radhazi në kampionatin italian Serie A.

‘Giallorosët’ mposhtën Udinesen në udhëtim me rezultat të pastër 2-0 edhe pse vuajtën deri në minutat e fundit.

Me fitoren e arritur dje në udhëtim, Roma ka kaluar në pozitën e tretë në tabelë.

“Jam shumë i kënaqur me atë që treguan djemtë në fushë dhe natyrisht fitoren e arritur”, ka thënë Di Francesco pas ndeshjes.

Edhe në këtë takim shkëlqeu talenti i jashtëzakonshëm turk Cengiz Under që shënoi një tjetër gol të bukur.

Cengiz Under (Getty Images)

Loja e reprezentuesit turk po e kënaq Di Francescon i cili thotë se ka teknikë të pabesueshme.

“Nuk ka luajtur shumë më parë pasi ishim duke humbur pikë të rëndësishme dhe nuk donim të rrezikonim”.

“Është përgatitur mirë dhe ka nevojë ende të përmirësohet në aspektin e finalizimit. Ka cilësi teknike të pabesueshme dhe pres edhe më shumë nga ai”, ka deklaruar Di Francesco pas ndeshjes.

Tani klubi nga kryeqyteti italian do të ketë një tjetër ndeshje të rëndësishme pasi të mërkurën luajnë në udhëtim tek Shakhtar Donetsk në Ligën e Kampionëve. /Telegrafi/