Roma do të luaj ndaj Cagliarit në ndeshjen e javës së 17-të në kampionatin italian Serie A.
Pas barazimit në udhëtim ndaj Chievos, ‘Giallorosët’ po kërkojnë të rikthehen te fitorja për të mbetur në garë për titullin e kampionit.
Trajneri i Romës, Eusebio Di Francesco ka thënë se e respekton Cagliarin por pret reagim nga futbollistët e tij.
“Cagliari ka luajtur mirë në dy ndeshjet e fundit ku ndaj Sampdorias bënë një rikthim të madh. Janë të rrezikshëm në ofensivë dhe duhet të kemi kujdes”.
“Pres një reagim nga futbollistët e mijë për ndeshjen pasi duhet të rikthehemi te fitoret”, ka deklaruar Di Francesco.
Në këtë takim tekniku italian mund ta pushoj edhe mesfushorin belg Radja Nainggolan i cili me një karton të verdhë rrezikon ndeshjen ndaj Juventusit.
Ndërkohë në formacionin titullar pritet rikthimi i mbrojtësit italo-brazilian, Emerson Palmieri.
Sulmuesi çek, Patrick Schick pas paraqitjes së mirë ndaj Chievos pritet të fillojë nga minuta e parë në këtë sfidë.
Roma dhe Cagliari do të takohen në Olimpico me fillim nga ora 20:45. /Telegrafi/