Site icon Telegrafi

E përsërit Di Francesco: Juve favorit për titull, por Roma do të përpiqet

Trajneri i Romës, Eusebio Di Francesco, mendon se Juventusi do të jetë favorit për titullin e Serie A edhe në sezonin e ri, mirëpo skuadra e tij do të përpiqet t’i afrohet sa më shumë.

Tash e disa sezone, Giallorossët po përpiqen t’ia rrëmbejnë titullin Zonjës së Vjetër, mirëpo deri më tani kanë dështuar.

Lexo po ashtu Buffon: Këtë vit Juve do ta ketë shumë më të vështirë

Dy skuadrat italiane zhvilluan një ndeshje miqësore të dielën mbrëma në kuadër të përgatitjeve parasezonale, të cilën e fituan Bianconerët pas ekzekutimit të penaltive (rezultati gjatë kohës së rregullt ishte 1-1).

“Juventusi do ta nisë sezonin si favorit, por ne duhet të përpiqemi që ta ngushtojmë distancën”, ka deklaruar Di Francesco pas ndeshjes.

Ndërkohë, më herët trajneri e ka lavdëruar kapiteni e ri, Daniele De Rossi, për të cilin ka thënë se është shembull në të gjitha aspektet, edhe kur luan edhe kur është jashtë fushe. /Telegrafi/

Exit mobile version