Roma dhe Milan do ta zhvillojnë derbin e javës në Serie A.
‘Giallorosët’ u rikthyen në vendin e tretë javën e kaluar por fitorja e Interit i ka zhvendosur ata një pozitë më lartë.
Tani radha është për Milanin që po kalon nëpër një formë mjaftë të mirë në ndeshjet e fundit.
Në rast fitoreje nga Rosonerët atëherë Romës do t’i shtohej një kandidat tejet serioz për një pozitë që i dërgon në Ligën e Kampionëve.
Trajneri i Romës, Eusebio Di Francesco ka thënë se është momenti vendimtar i sezonit.
“Është momenti më i rëndësishëm i sezonit dhe nuk duhet ta humbasim përqendrimin”.
“Milani ka një skuadër të mirë dhe ka marrë disa rezultate pozitive në ndeshjet e fundit. Ne duam të mbesim në pozitën e tretë dhe këtë duhet ta bëjmë me fitore ndaj atyre”, ka thënë Di Francesco.
Tutje trajneri italian foli edhe për ndeshjen ndaj Shakhtarit në Ligën e Kampionëve.
“Kemi bërë një pjesë të parë shumë të mirë ndërsa në të dytën na kushtuan disa gabime”.
“Kemi ende gjasa reale dhe do të kërkojmë të vazhdojmë tutje”, përfundoi trajneri i Romës. /Telegrafi/