Site icon Telegrafi

Di Francesco: Duhet të luajmë si një ekip dhe kolektiv ndaj Liverpoolit, tanimë po e imagjinojë atmosferën  

Eusebio Di Francesco (Getty Images)

Trajneri i Romës, Eusebio Di Francesco nuk pret që të mposhtin Liverpoolin në Anfield, por pret që skuadra e tij të luaj si një ekip dhe një nivel me kundërshtarin.  

Roma luan ndaj Liverpoolit në Angli për ndeshjen e parë të gjysmëfinales së Ligës së Kampionëve dhe trajneri italian iu drejtua mediave në konferencën e tij për shtyp para ndeshjes, duke thënë se pret një atmosferë të madhe dhe një ndeshje të vështirë ndaj Reds.

“Para së gjithash është bukuria e stadiumeve angleze, unë tashmë mund të imagjinoj atmosferën e nesërme”, ka thënë fillimisht Di Francesco në konferencë për shtyp.

Lexo po ashtu Di Francesco: Duhet të besojmë në finale

“Ata do të luajnë në shtëpi, por do të kemi dashuri të madhe të tifozëve tanë dhe forcën për të luajtur së bashku”.

“Është e rëndësishme që ne jemi edhe më shumë si një ekip dhe luajmë si kolektiv, kundër një ekipi tjetër. Ne duhet të jemi në një nivel me ta për të konkurruar”.

Roma ka treguar lojë dhe karakter në eliminimin që ia bënë Barcelonës (Getty Images)

“Unë mendoj se po përballemi me një kundërshtar krejt tjetër, shumë agresiv. Ata kanë cilësi të shkëlqyeshme dhe ata janë ekipi që ka aftësinë më të madhe për të dalë në sulm menjëherë”.

“Ne kemi ardhur këtu për të luajtur futboll, për të imponuar koncepte të caktuara, për të shfrytëzuar dobësitë e tyre dhe për të mos biem në ndonjë kurth”.

Lexo po ashtu Klopp para ndeshjes ndaj Romës: Dy ekipet e meritojmë finalen, të përpiqemi me të gjitha për ta arritur atë  

“Ju nuk mund të krahasoni Spalin me Liverpoolin, por ne kemi pasur këto koncepte për një kohë dhe ne kemi fituar më shumë forcë mendore”.

“Unë shpresoj se mund ta marrim atë forcë mendore në fushë”, përfundoi trajneri i Romës. /Telegrafi/ 

Exit mobile version