Eusebio Di Francesco i ka shpjeguar taktikat që e dërguan Romën në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve duke fituar 3-0 ndaj Barcelonës.
Giallorossët kishin humbur 4-1 në Camp Nou, por goli i Edin Dzekos i shënuar si mysafirë doli të jetë vendimtar.
“Forca e këtij ekipi është të shikojë përpara, jo prapa. E kemi derbin të shtunën dhe për këtë duhet të mendojmë që të mbesim para rivalëve tanë”.
Di Francesco flet edhe për formacionin 3-4-1-2, duke e vënë Radja Nainggolan pas sulmuesve si Patrik Schick e Edin Dzeko.
“I marr fajet për humbje, por marr edhe ofendime të mëdha në mediat sociale, që kështu mund t’i marr edhe meritat për fitore”.
“E mora këtë vendim pasi që do të kemi më shumë kundërsulme, por duhet ta kemi edhe psikologjinë që të vazhdojmë kështu”.
“Duhet të besojmë në finale. Pse duhet të besojmë? Kemi ardhur deri këtu ku askush nuk e ka pritur, që kështu duhet të vazhdojmë, dhe të kërkojmë diçka më shumë dhe ta rrisim nivelin”, ka thënë Di Francesco. /Telegrafi/