Eusebio Di Francesco kërkon nga Roma e tij të bëjë mrekullinë kundër Barcelonës në ndeshjen kthyese për çerekfinalet e Ligës së Kampionëve.
Roma u mposht 4-1 në ndeshjen e parë çerekfinale në Camp Nou, por trajneri i Romës nuk është dorëzuar ende dhe beson se skuadra e tij duhet të dal të bëjë diçka të paimagjinueshme për ta eliminuar Barcelonën.
“Nesër (e martë) do të kemi nevojë për një përgjigje të madhe ndaj rezultatin 4-1 nga ndeshja e parë. Ne do të duhet të japim gjithçka që kemi”, ka thënë fillimisht Di Francesco për konferencë për shtyp para ndeshjes.
“Ndonjëherë na mungon pamëshirshmëria, e cila do të na lejojë të marrim rezultate edhe më të mira”.
“Unë gjithmonë dua që ekipi të luajë me llojin e duhur të ligësisë. Kjo është arsyeja pse unë kam qenë i mërzitur”.
“Ne duhet të luajmë me dashuri. Pas kësaj, do të mendojmë për derbin”.
“Do të dalim me lojtarët tanë më të mirë. Kemi rastin të bëjmë diçka të paimagjinueshme, duke qenë se ata nuk kanë humbur kurrë”.
“Ne kemi një detyrë që të përpiqemi derisa të mbarojë ndeshje, dhe do ta bëjmë këtë. Do të jetë një mrekulli, nëse doni, por pse nuk mund ta bëjmë atë të ndodhë?”, përfundoi trajneri italian i Romës. /Telegrafi/